Pesë vjet më parë, nga një ide inovative dhe me një vizion të qartë, lansuam platformën e parë online https://bidautonet.com/ në Kosovë dhe rajon për blerjen e veturave nga Evropa në kohë reale, duke bërë Kosovën dhe rajonin pjesë të tregut më të madh të veturave në Evropë.
Teknologjia dhe inovacioni janë në qendër të asaj që ne bëjmë, duke përqafuar digjitalizimin, ne ndikuam në formalizimin e procesit të blerjes së veturave, duke ofruar shërbime të lehta, të sigurta dhe të besueshme për klientët tanë.
Sot, pas pesë vitesh, AutoNet ka një rol të rëndësishëm në tregtinë e veturave, duke u bërë një pjesë kyçe e procesit të digjitalizimit të shërbimeve. Si një inovacion që ka transformuar tregun, AutoNet ka lehtësuar ndjeshëm procesin e blerjes dhe pranimit të veturave për mijëra klientë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut , duke sjellë një eksperiencë të re dhe kosto më të lirë për blerësit nga rajoni jonë.
Teksa shikojmë përpara, qëllimi ynë mbetet i njëjtë: të sjellim më shumë inovacione dhe përmirësime në shërbimet tona, duke e bërë blerjen e veturave edhe më të thjeshtë, të lirë dhe te sigurtë
Falënderojmë bashkpunëtorët dhe gjitha instutucionet për besimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme!
AutoNet LLC
Qendra Tregtare, Bregu i Diellit Nr.16, 10000, Prishtinë. Kosovë