Si të marrim pjesë në bidautonet.com?

Në mënyrë që të keni qasje në platformën e akandeve online të automjeteve ju duhet të regjistroheni.  

Pjesëmarrja në ankand është e thjeshtë dhe e shpejtë, vetëm duhet të regjistroheni. 

Regjistrimi është falas, por ne kërkojmë informacione të caktuara siç janë:
Për klientë privat:  Emri, Mbiemri , Numri i ID-së , kopja e pasaportës,  numri i telefonit dhe e-mail adresa.

Për biznese: Numri i regjistrimit të biznesit ,  Kopja e certifikatës, kopja e pasaportës së pronarit ose agjentit të autorizuar, veprimtaria.

Ju lutemi gjatë regjistrimit të jepni të gjitha informacionet e nevojshme  të plota dhe të sakta.
Pas regjistrimit, Ju do të pranoni një e-mail automatik për konfirmim. E hapni e-mailin tuaj dhe klikoni në linkun  për të aktivizuar llogarinë tuaj. Nëse e kaloni këtë hap, nuk do të mund të kompletoni regjistrimin.
Informacioni juaj mbetet konfidencial ashtu sic është përcaktuar në Politikën e Privatësisë.

Dokumentet e nevojshme 
Pas konfirmimit të e-mailit , tek profili juaj e gjeni opcionin për ta shkarkuar Kontratën, të njejtën pasi ta nënshkruni, së bashku me kopjen e dokumentit tuaj identifikues e ngarkoni dhe i konfirmoni të dhënat tuaja


.  

 

Në mënyrë që të mund të ofertoni dhe të bleni veturë, ju duhet të vendosni një Depozit prej 1000 Euro në llogarinë bankare të AutoNet LLC.

Ky depozit është i nevojshëm për të siguruar sinqeritetin dhe besueshmërinë në rastet kur ju beni “Ofertë” ose “Blej Tani”.
Ky Depozit do te llogaritet në çmimin e veturës ose në rast se ofertat e juaja nuk janë fituese, më kërkesen tuaj depoziti kthehet në llogarin tuaj Bankare.

Depoziti duhet ta behet ne llogarin bankare te AutoNet LLC

Raiffeisen Bank Kosovo

Emri i Perfituesit:       AUTONET LLC
IBAN i perfituesit:     
XK05 1501001020648967
Adresa :                      Prishtine  
Pershkrimi:                Depozit për pjesmarrje në ankand- Usernami juaj

Banka Kombetare Tregtare – Kosova

Emri i Perfituesit:       AUTONET LLC
IBAN i perfituesit:      XK05 1902002646031145
Adresa :                      Prishtine  
Pershkrimi:                Depozit për pjesmarrje në ankand- Usernami juaj

Pas konfirminin për pranimin e pagesës , Depoziti juaj do të pasqyrohet në llogarinë tuaj në https://bidautonet.com/ dhe mund ta gjeni tek menyja “Financat”

        Sqarim:

  • Nëse bleni veturë – Depoziti do të llogaritet në vlerën e përgjithshme të veturës ( Psh nëse bleni një veturë në vlerë 10 000 euro  ju do të duhet të paguani  vetëm 9300 euro dhe 700  euro janë nga depoziti juaj)

      Sqarim:

  • Nëse ofertat e juaja ne ankand nuk janë fituese dhe ju vendosni që të mos merrni pjesë në ankande tjera, atëherë me kërkesën tuaj ky depozit do të kthehet në llogarinë tuaj bankare.

  • Kërkesa për të ju kthyer depoziti duhet të dërgohet me shkrim përmës e-maillit në  info@bidautonet.com

 

Për të fituar bëje ofertën më të lartë.

Ne www.bidautonet.com , veturat shiten në tre forma të Ankandeve

Ankandet me oferta të mbyllura
Ankandet me oferta të Hapura
Ankandet me çmime Fiksev “Blej Tani””

Ankandet me oferta të mbyllura - vendos ofertën duke dhënë çmimin tënd dhe kliko ”Konfirmo”

Ju nuk mund të shihni ofertat e pjesëmarrësve të tjerë.  Deri në përfundim të ankandit ju mund të rrisni ofertën tuaj, por nuk mund ta zvogëloni apo ta tërhiqni atë. Pasi të mbyllet ankandi, oferta më e lartë I dërgohet shitësit për shqyrtim. Me pajtimin e shitësit pjesëmarrësi I cili ka bërë ofertën më të lartë do ta blej veturën.

Ankandet me oferta të mbyllura me mundësinë “Blej Tani”- në këtë lloj të ankandit, ju I keni dy mundësi:
Vendos ofertën duke dhënë cmimin tënd dhe kliko “Konfirmo”
Bleje veturën menjëherë me cmimin e specifikuar në opcionin “Blej Tani”

Shënim:
Nëse zgjedhni opcionin “Blej Tani”, oferta juaj do të transferohet direct te shitësi. Me këtë veprim ju e ndërprisni ankandin dhe prisni për aprovimin e shitësit për të konfirmuar blerjen tuaj.

Ankandet me oferta të Hapura 

Në këtë lloj të ankandit ju do të shihni ofertën më të lartë të ofruar nga pjesëmarrësit tjerë, ju mund ta ngrisni ofertën duke klikuar Plus ose Minus (+, -) dhe “Konfirmo” ofertën tënde. Hapi minimal I ngritjes së ofertës është 100 Euro. Nëse cmimi I ofruar nga ju është më I larti ju nuk mund ta tërhiqni ofertën e dërguar.

Pas mbylljes së ankandit, oferta më e lartë I dërgohet shitësit për shqyrtim. Me pajtimin e shitësit pjesëmarrësi I cili ka bërë ofertën më të lartë do ta fitojë veturën.

Ankandet e hapura me mundësinë “Blej Tani”- në këtë lloj të ankandit ju keni dy mundësi:
Vendos ofertën duke dhënë cmimin tend, mund ta rrisni ofertën duke klikuar Plus ose Minus (+,-) dhe kliko “Konfirmo”
Bleje veturën menjëherë me cmimin e specifikuar në opcionin “Blej Tani”

Shënim:
Nëse zgjedhni opcionin “Blej Tani”, oferta juaj do të transferohet direct te shitësi. Me këtë veprim ju e ndërprisni ankandin dhe prisni për aprovimin e shitësit për të konfirmuar blerjen tuaj.

Ankandet me çmime Fikse “Blej Tani”  Në këtë lloj të ankandeve veturat shiten me cmime fikse. Oferta juaj I dërgohet shitësit menjëherë pasi të klikoni “Blej Tani. Me pajtimin e shitësit pjesëmarrësi  I cili ka bërë ofertën më të lartë do ta fitojë veturën.

Ju mund të klikoni në menynë ”Ofertat e Mija” për të parë statusin e ofertës tuaj ku tregohet nëse ju e keni FITUAR ose HUMBUR ofertën/ankandin

 

Oferta Fituese

Në rastin kur oferta juaj është fituese. Ju do të infomoheni pëmes e-mail-it. Sistemi në mënyrë automatike do të gjenerojë Faturën.

Ju duhet të paguani faturën brenda 2 ditëve të punës . Pagesat pranohen vetëm përmes transferit banker.

Pas pranimit të pagesës, fillon përgaditja e veturës për transport.

Statusi I veturës do të ndryshojë nga menyja “Në shqyrtim” në menynë “Ofertat e fituara”

Transporti

Kur pagesa e veturës konfirmohet nga AutoNet, statusi ndryshon në “gati per transport”. Ju do të informoheni në detaje për procedurat e ngarkimit dhe të transportimit të veturës.

Transporti do të organizohet nga AutoNet ose në emër të AutoNet. Në rastet kur ju do të organizoni transportin e veturës, kompania transportuese duhet të pranojë Pick Up Autorizimin dhe të plotësojë CMR Dokumentin.

Ju do të informoheni për ditën e saktë të arritjes së veturës suaj në terminal doganor në Kosovë, dhe do të keni në dispozicion 24 orë për të përfunduar obligimet doganore. Pas kalimit të afatit prej 24 orëve dogana do të aplikojë tarifat standard.

EUR1 – Me kërkesën tuaj ne do të mund të sigurojmë  Çertifikatën e Origjinës EUR.1

Shënim: EUR1 mund të mos jetë I disponueshëm për vetura të caktuara

Ju lutemi klikoni në menynë Services për më shumë detaje në lidhje me tarifat.