Veturat me Çertifikatë të Origjinës EUR1 lirohën nga tarifa doganore!

ZHDOGANIMI I AUTOMJETEVE NË KOSOVË

Zhdoganimi i Automjeteve
Në rastin importimit të automjeteve nga jashtë të gjitha automjetetet duhet ti nënshtrohen procedurave doganore

Dokumentet që duhet t’I keni me vete për të filluar procesin e zhdoganimit të veturës janë:

Dokumenti i Identifikimit
Libreza e regjistrimit të automjetit nga vendi i prejardhjes
Deklarata Exportuese nga vendi i prejardhjes
Fatura e blerjes së Automjetit
Transaksioni Bankar
Certifikata e Origjinës EUR1-  Jo obligativ 
Pasi të kompletoni dokumentacionin e nevojshëm ju duhet të drejtoheni te agjenti doganor i cili përmes Dokumentit unik doganor -DUD paraqet kërkesën për Zhdoganim të veturës.

 

Vlerësimi i automjetit – Tarifat
Vlerësimi i automjeteve gjatë procedurave të zhdoganimit realizohet në dy forma:

- Sipas Kodit “DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË” Vlera doganore e mallrave të importuara është vlera e transaksionit, që paraqet çmimin vërtetë të paguar ose të pagueshëm për mallrat e shitura për eksport në Kosovë.

- Vlerësimi i automjeteve të përdorura  bëhet me anë të katalogut ndërkombëtarë “Shwacke”

Llogaritja e zhdoganimit të automjeteve  mund të bëhet me anë të formulës për llogaritjen e doganës e cila është:

(Vlera e automjetit x Taksa Doganore (10%) + Akciza (400 Euro) ) x 18% TVSH

Nëse Automjeti ka Certifikatë të Origjinës atëherë  llogaritja e vlerës së doganës bëhet me anë të formulës:
(Vlera e automjetit + Akciza (400 Euro) ) x 18% TVSH

Tarifat preferenciale
Për të parë nëse një produkt gjatë importit përfiton tarifa preferenciale duhet t’i referoheni Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Komunitetit Europian .

Kjo Marrëveshje mundëson që automjetet  të cilat kanë Certificate të Origjinës të përfitojnë tarifë doganore preferenciale.  Në këtë mënyrë llogaritja e vlerës se tarifave  gjatë importit realizohet me anë të formulës:
(Vlera e automjetit + Akciza (400 Euro ) x 18% TVSH
Nga janari 2022 të gjitha automjetet të cilat posedojnë certifikatë të Origjinës -EUR1 lirohën nga Tarifa Doganore  duke iu nenshtruar vetem akcizës dhe TVSH-së

Nëse Automjeti ka Certifikatë të Origjinës atëherë  llogaritja e vlerës së tarifave doganore bëhet me anë të formulës:
(Vlera e automjetit + Akciza (400 Euro ) x 18% TVSH

Në platformën online www.bidautonet.com për shitjen e veturave nga Europa përmes ankandeve online, Veturat nga markat Peugeot, Citroen, Skoda, Seat dhe për disa modele nga Mercedes dhe Volvo  posedojnë Çertifikatë te Origjinës / AutoNet

Shënim: Dogana rezervon të drejtën për llogaritjen përfundimtare të tarifave doganore