BMW ka prezantuar vizionin e saj për ekranin “heads-up” (HUD) për të rritur më mirë fokusin tuaj kur vozitni në të ardhmen.
Duke prezantuar Vision Dee në CES 2023, BMW ka shfaqur një koncept në të cilin e gjithë xhami i përparmë, pra sipërfaqja më e madhe në makinë, mund të përdoret si një HUD - A head-up display ( shfaq informacione të dobishme drejtpërdrejt në xhamin e përparmë) raporton Pocket-lint
Duke përdorur teknologjinë e projeksionit, ideja është të ecim përpara nga pozicioni aktual ku një pjesë e vogël e xhamit të përparmë ofron disa informacione dhe në një të ardhme ku më shumë hapësirë boshe mund të përdoret në mënyrë konstruktive.
Ideja është që të lejohet shoferi të mbajë sytë nga rruga, në vend që t'i vërë ata të shikojnë poshtë në një ekran. Aktualisht, BMW ofron navigacion në stilin AR.
Pjesa emocionuese e këtij propozimi është se BMW e dëshiron këtë teknologji në atë që e quan “Neue Klasse” ose veturat e reja që nga viti 2025 e tutje.
Koncepti BMW i Vision Dee i prezantuar në shfaqjen e teknologjisë në Las Vegas nuk përdor vetëm teknologjinë e projeksionit për HUD në xhamin e përparmë, por edhe për të përdorur më shumë dritaret anësore, me aftësinë për të projektuar “avatarin” tuaj mbi të / AutoNet