Blog & Lajmet

Zhdoganimi i Automjeteve
Në rastin importimit të automjeteve nga jashtë të gjitha automjetetet duhet ti nënshtrohen procedurave doganore
Dokumentet që duhet t’I keni me vete për të filluar procesin e zhdoganimit të veturës janë:

Dokumenti i Identifikimit
Libreza e regjistrimit të automjetit nga vendi i prejardhjes
Deklarata Exportuese nga vendi i prejardhjes
Fatura e blerjes së Automjetit
Transaksioni Bankar
Certifikata e Origjinës EUR1-  Jo obligativ 
Pasi të kompletoni dokumentacionin e nevojshëm ju duhet të drejtoheni te agjenti doganor i cili përmes Dokumentit unik doganor -DUD paraqet kërkesën për Zhdoganim të veturës.



Vlerësim... Read More...

Kredi për veturë me aprovim për 20 minuta!

Bëhu pjesë e ankandeve të veturave nga Evropa

BKT Kosova dhe AutoNet

KUSHTET E KREDISË: 

  • Shuma maksimale e kredisë 30,000 EUR
  • Kohëzgjatja e kredisë 84 muaj
  • Pjesëmarrja e klientit 0 deri 20%
  • Shpenzime administrative 0.50%

NORMA E INTERESIT:

Për pagëmarrësit e BKT:

  • Norma e interesit duke filluar nga 5.29%
  • Norma efektive e interesit duke filluar nga 5.58% 

Për qeramarrësit, pronarët e bizneseve dhe pagëmarrësit e bankave tjera:

  • Norma e interesit duke filluar nga 5.99%
  • Norma efektive e interesit duke filluar nga 6.32%
... Read More...

Nga viti i ardhshëm, të gjitha makinat e reja në BE duhet të kenë një kuti të zezë

Regjistruesit e të dhënave "kuti e zezë" dhe sistemet e monitorimit të shpejtësisë do të instalohen në të gjitha makinat e reja të prodhuara në Evropë nga maji i vitit të ardhshëm.

Nga viti i ardhshëm, një kuti e zezë do të jetë e detyrueshme në të gjitha makinat e reja në BE, dhe nga 2024, të gjitha automjetet e regjistruara për herë të parë do ta kenë atë, . Një kuti e zezë është një pajisje që duhet të zbulojë, deri në detajet më të vogla, gjithçka që ka ndodhur në sekonda para një aksidenti automobilistik. E ashtuquajtura kuti e zezë regjistron deri në 41 pjesë të informacionit që ndihmojnë në ekspertizë. Kutia e zezë ndihmon për të marrë informacion në lidhje me shpejtësinë e automjetit 5 sekonda para përplasjes, sjelljen e shoferit, nëse ai frenoi, nëse ai kishte manipulime me timonin d... Read More...

Prodhuesit gjermanë ndonjëherë “gënjejnë” për modelet e tyre me performancë të lartë, por ata e bëjnë këtë në një mënyrë “pozitive”. Porsche Cayenne Turbo Coupe arrin një shpejtësi prej 298 km/h, dhe jo 285 km/h  siç deklarohet në fabrikë, ndërsa BMW M550i ka më shumë fuqi sesa “e shkruar në letra”. Situata është e ngjashme me Audi S8, i cili është më i shpejtë se shifrat zyrtare.

Zyrtarisht, duhen 3.8 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h, por në fakt është dukshëm më e shpejtë sepse arrin “njëqind” në vetëm 3.3 sekonda. Kjo kohë është ve&... Read More...

Modeli elektrik i Audi E-Tron dhe E-Tron Sportback me pajisjet S Line tani janë në dispozicion në tregun evropian me paketën Black Edition. Ky model përfshin një grilë të zezë Singleframe, shenja të zeza Audi dhe E-Tron, si dhe pasqyra të zeza.

Përveç kësaj, paketa përfshin gjithashtu rrota aliazh të zeza 21 inç, xhama të pasmë të errët, dhe kallëp të frenave ngjyrë portokalli. E-Tron S Line Black Edition është në dispozicion në tre ngjyra, përkatësisht gri Chronos, e bardhë akullnajore dhe e zezë Mythos.

Brenda, bien në sy karriget sportive të zeza me qepje të kontrast portokalli (qepje të tilla sigurohen edhe për krahët), si dhe r... Read More...

Tri modelet e veturave me të shitura gjatë muajit Prill 2021

Peugeot 208 ishte makina e re më e shitur në Evropë në prill

Në prill, sipas ‘Jato Analytics’, 1,029,008 makina të reja u shitën në 27 vendet e BE-s, që është 261 për qind më shumë se në prill 2020, por prapë 23% më e dobët se në prill 2019. Pjesa e automjeteve elektrike u rrit në 15 për qind, nga 11 për qind vitin e kaluar.

 

Sa i përket shitjeve sipas modelit, në vend të parë në prill ishte modeli Peugeot 208 me 18,387 njësi, në vendin e dytë është Peugeot 2008 me 18,328 njësi, dhe në vendin e tretë Volkswagen Golf me 17,763 njësi. Në top-dhjetëshen e modeleve më të shitur për muajin prill jan edhe Toyota Yaris 17.365 njësi,  Volkswagen T-Roc 17.1... Read More...

Britanikja ‘The Sun’ publikoi rezultatet e një studimi mjaft intrigues që përcaktoi se sa të rrezikshëm mund të jenë shoferët gjatë ngasjes, varësisht nga lloji i muzikës që ata dëgjojnë gjatë ngasjes. Kështu që doli që zhanri R&B mund të çonte në një aksident, dhe adhuruesit e repit, nga ana tjetër, do të ishin më të kujdesshmit në rrugë. Sondazhi u krye me mbi njëqind shoferë.

Ata u përfshinë në këngë të ndryshme, dhe imituesi simuloi një situatë frenimi emergjence me një shpejtësi prej 112 km / orë. Përveç zhanreve të muzikës, drejtimi pa muzikë dhe ngasja duke pirë kafe u përdor... Read More...

Lansohet platforma për ankande online të veturave

Lansohet platforma për ankande online të veturave

Për herë të parë në Kosovë dhe rajon kompania AutoNet sjell platformën eletronike www.bidautonet.com cila i’u mundëson qytetarëve dhe bizneseve  qasje në ankande online të veturave nga Bashkimi Evropian.

Të gjithë adhuruesit e veturave tani kanë mundësi të bëhen pjesë e ankandeve online dhe mund të zgjedhin veturën e tyre të ëndrrave në mënyrë shumë të lehtë, të shpejtë dhe të sigurtë.

Sipas pronarit të AutoNet, Nexhdet Abazi kjo platformë elektronike ofron një gamë të gjërë të veturave kryesisht të përdorura nga kompani evropiane përmes lizingut ku të njejtat pas një përdorimi prej 3-5 vitesh dalin në shitje.... Read More...